Emiliano Martinez e fiton çmimin e portierit më të mirë

Emiliano Martinez është zgjedhur portieri më i mirë për vitin 2023.

Ai fitoi sonte trofeun “Yachine”, që i ndahet portierit më të mirë.

Martinez do të mbahet mend veçanërisht për paraqitjet e tij me Argjentinën në Kupën e Botës, sidomos për pritjet e tij në finalen ndaj Francës – duke ndihmuar kombëtaren e tij që të shpallet kampione e botës.

Portieri i Aston Villas u surprizua në skenë nga babai i tij, teksa ai po pranonte trofeun nga Didier Drogba.

Ederson u rendit i dyti, kurse Yassine Bounou i treti.