Trençevska: Përmes bashkëpunimit me disa organizata civile mundësojmë mundësi të barabarta për grupe të ndryshme të synuara

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, realizoi takim me përfaqësueset e Shoqatës “Iniciativa e Grave të Shuto Orizares”, ku u bisedua për vendosjen e bashkëpunimit më të madh ndërmjet institucioneve, përfshirë edhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, me qëllim të avancimi i të drejtave të grave rome.

Siç kumtoi MPPS, qëllimi i Shoqatës “Iniciativa e Grave të Shuto Orizares” është të jetë një organizatë lidere e grave rome që do të përfaqësojë, fuqizojë dhe edukojë vajzat dhe gratë e reja rome për të ushtruar të drejtat sociale, ekonomike dhe shëndetësore, pa diskriminim dhe në të njëjtën kohë të sigurojë dhe ofrojë informacione, shërbime sociale dhe ndihmë juridike.

“Në takim u inicua nënshkrimi i memorandumit në pjesën e projektit që themelon Shoqatën me mbështetje të Zyrës së UNFPA-së në Shkup për mbështetje të grave viktima të dhunës me bazë gjinore dhe përforcim të kapaciteteve të institucioneve si dhe ngritjen e ndërgjegjësimit për çështjen e njejtë. Trençevska inkurajoi përfaqësueset në kuadër të projektit të forcohen dhe të hapërojnë drejt rrugës së licencimit të shoqatës si dhënës të shërbimeve”, citon MPPS në kumtesë.

Trençevska theksoi se personalisht është duke punuar në konceptin “Një shoqëri për të gjithë” që nga viti 1997 dhe se licencimi i një shoqate, përfaqësuesit e së cilës janë nga komuniteti rom, do t’i afrojë shërbimet për gratë rome. Në këtë mënyrë, beson ajo, do të forcohet besimi i grave nga të gjitha grupet minoritare te ofruesit e shërbimeve.