Pamje të rënda/ Ekipi i Lyonit sulmohet me gurë nga tifozët e Marseille, e pëson Fabio Grosso

Fabio Grosso ka mbetur i gjakosur pasi tifozët e Marseille hodhën gurë në autobusin e ekipit të Lyonit, teksa thyen xhamat e tij.

Italiani u pa me kokën dhe njërin sy të fashuar, pasi mori lëndime nga ky sulm i tifozëve.

Derbi mes Marseille dhe Lyonit është i paraparë që të zhvillohet nga ora 20:45, por mbetet të shihet nëse kjo ndeshje do të zhvillohet pas këtij sulmi.

Një vendim zyrtar ende nuk dhënë nga klubet, as nga Ligue 1.