Aeroporti i Makhachkala, kryeqyteti i republikës ruse të Dagestanit, u mbyll sonte pasi një numër i madh protestuesish e sulmuan atë kur u njoftua se një avion nga Izraeli do të ulej atje.
Sipas mediave ruse Izvestia dhe RT, disa burra hynë me forcë në aeroport dhe u ngjitën në çatinë e terminalit, ndërsa të tjerët arritën në pistë. Videot e postuara në platformën Telegram tregojnë dhjetëra njerëz që hapin me forcë portat e terminalit dhe të tjerë që përpiqen të kontrollojnë makinat që largohen nga aeroporti. Në një video një burrë është ngjitur në krahun e një avioni të kompanisë ruse Red Wings.
Faqja e specializuar Flightradar raportoi se një fluturim i kësaj kompanie, me origjinë nga Tel Avivi, u ul në orën 19.00 me orën lokale. Media e pavarur ruse Sota raportoi se ishte një fluturim transit që do të nisej sërish në orën 21:00, duke vazhduar udhëtimin për në Moskë.
Aktualisht nuk dihet nëse avioni mbetet në pistën e aeroportit dhe në çfarë gjendje janë pasagjerët e tij.
Shumë prej protestuesve, përpara se të hynin në terminal, tentuan të kontrollonin pasaportat e njerëzve që dilnin nga aeroporti, duke kërkuar mes tyre shtetas izraelitë. Njëri prej tyre mund të shihet në një video duke mbajtur një pankartë me sloganin “Vrasësit e fëmijëve nuk kanë vend në Dagestan”, ndërsa të tjerët thërrasin “Allah akbar”.
Më herët gjatë ditës së sotme, ministri çeçen i informacionit, Akhmed Dudaev, bëri thirrje për “qetësi” dhe bëri thirrje që “provokimet” të shmangen pasi atmosfera në Kaukazin e Rusisë është e tensionuar.
“Ajo që po ndodh tani në Makhachkala është e keqe. Shumë, shumë keq”, komentoi Margarita Simonyan, drejtoresha e kanalit RT, në Platformën X.
Some of them tried to storm the plane, per Izvestia https://t.co/js5uaaYkSg pic.twitter.com/bwJuMGH57g
— max seddon (@maxseddon) October 29, 2023