Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së gjashtë në Ligën Komunale në Tetovë me kryendeshjen midis Renovës dhe Vëllazërimit me fitoren e këtyre të fundit në transfertë 2:4 duke përmbysur gjithçka shkruan Tetovasot.
Këta të fundit pra Vëllazërimi me një ndeshje më pak të luajtur , ruajnë kreun e tabelës me pikë të barabarta me Dobroshtin që poashtu shënoi fitore këtë javë 2:5 kundër Jehonës.
Në ndeshjet tjera të zhvilluara KF ES fitoi kundër Skënderbeut, Piroku kundër Rufejës,Vardari ishte më i mirë se Besa ndërsa Sharri ka marrë tre pikë kundër Yllit.Tetovasot