Rrëmbehen prindërit e yllit të Liverpoolit në Kolumbi: Shpëtohet nëna, babai ende i humbur

Pak ditë pasi u kthye në Angli, pas grumbullimit me kombëtaren e Kolumbisë, Luis Diaz ka pësuar një tronditje të madhe.

Mbrëmjen e së shtunës, një grup personash të armatosur  që lëviznin me motoçikleta ndaluan automjetin me të cilin po lëviznin prindërit e Diaz dhe i kanë rrëmbyer.

Ngjarja ndodhi në qytetin e lindjes së sulmuesit të Liverpool, Barrancas, një qytet në veri të Kolumbisë.

Menjëherë autoritetet nisën punën dhje pas një orë arritën të lokalizojnë dhe lirojnë nënën e futbollistit.

Ajo është mirë në krah të të afërmëve të saj, por e tronditur për shkak se bashkëshorti, Luis Manuel Diaz pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve nuk është gjetur ende.