Arti Ziberi qendërsulmuesi te gjenerata e Shkëndijës 2011

Për një kohë të shkurtër arriti të adaptohet tek skuadra e Shkëndijës, gjenerata 2011 që atë periudhë drejtohej nga ai që e konceptoi këtë grup lojtarësh kaq të talentuar,pra Husein Kadriu që tash luan rolin e koordinatorit për grupmoshat shkruan Tetovasot

Ai është shtatlartë dhe e veçanta e tij është se ai është një lojtar që luan më shumë për skuadrën.Ky është Arti Ziberi një qendërsulmues i lindur.

Ai po mëson çdo ditë për këtë rol që është i vështirë sepse kërkon gjithnjë të shënosh që Arti e bën këtë shpesh.
Ai ka një të djathtë perfekte dhe është i depërtueshëm në aksione .Duke qenë pjesë e një skuadre shumë të mirë ai arrin me lehtësi të adaptohet në lojën mes tyre plot aksione të rrjedhshme me shumë pasime si arma më e fortë e tyre.Kur ata kanë topin është vështirë tua marrësh atë.Gjenerata ku luan Arti është edhe këtë sezon lider i padiskutueshëm që drejtohet nga Ibraim Luma që po i mëson shumë nga futbolli.Arti ka mundësi të mëdha të bëhet një super sulmues ndërsa thotë se do punojë pareshtur për ta realizuar ëndrrën dhe pasionin e tij për futbollin.Tetovasot