Shaban Sinani
Klubi i futbollit Arsimi nga Çegrani, vazhdon me sukses kampionatin në Ligën e dytë republikane edhe pse pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara ka vetëm tre fitore dhe një barazim, por ndeshja e fundit dhe barazimi me Pelisterin me të madhe ka motivuar si stafin teknik ashtu edhe futbollistët në prag të derbit të Pollogut me liderin në tabelën e klasifikimit Besën e Dobërdollit që do të zhvillohet në stadiumin e Vrapçishtit nesër me fillim në orën 13:00
Në prag ë kësaj ndeshje trajneri i klubit të futbollit “Arsimi”, Vildan Saliu deklaroi
“Ndeshja kundër Besës, cilësohet si ndeshje derbi i Pollogut. Ne e respektojmë maksimalisht ekipin Besa, pasi që i dimë qëllimet e tyre, të jemi të sinqertë kanë ndërtua një ekip shumë cilësore. Por ne nesër do dalim në fushë për të mare rezultat pozitiv. Atmosfera dhe vetëbesimi është ritë ndjeshëm në ekip pas paraqitjes shumë të mirë në ndeshjen e fundit kundër Pelisterit. Andaj këto ndeshje janë për tu shijuar, fundja presioni është në anën e kundërshtarit sepse janë favorit, dhe ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë maksimalisht! Le të jetë një ditë feste dhe të fitoj më i miri” deklaroi trajneri i KF Arsimi, Vildan Saliu.
Në ndeshjen derbi Besa – Arsimi në tribunat e stadiumit pritet të ketë numër të madh të tifozëve edhe simpatizues të Arsimit nga Çegrani.