Një magjistar me topin ndërsa golat e tij nuk mungojnë në secilën ndeshje.Në fakt është një gjen futbolli sepse familja e tij gjithnjë ka patur futbollistë superiorë.
Ky është Flori Aliu .Ai është djali i sulmuesit të njohur Ylber Aliu që ka lënë gjurmë në skuadrat elitare në Maqedoni dhe jo vetëm.
Flori është te gjenerata 2012 që këtë vit drejtohet nga Ejup Sulejmani.
Kjo gjeneratë është superiore dhe deri tani nuk ka asnjë humbje në kampionat duke u arratisur e vetme në në kreun e klasifikimit.
Flori është një supersulmues me një talent të rrallë që luan thuajse në të gjitha pozicionet përpara.
Ai është poashtu edhe një organizatorë i gjithë aksioneve .Ai në fakt është një vit më i vogël por luan tek Shkëndija 2012 falë talentit që ka për futbollin.
Ai ëndërron që një ditë të veshë bluzën e skuadrës së parë dhe po punon fortë ta realizojë këtë ëndërr. Tetovasot