Drini Ademi mahnit me lojën e tij te Shkëndija

Vrapon pafund,është lojtar shumë teknik dhe shpesh shënon.Pjesa e djathtë me një fjalë është e tij mes mbrojtjes dhe sulmit.Ai është një anësor krahu shumë i mirë që bën pjesë në gjeneratën e artë të 2011.
Ky është Drini Ademi.
Ai është një lojtar që lufton në çdo top dhe është një i tillë që ka shpejtësinë e shkathtësinë si rrallë tjetër.

Drini shpesh bëhet edhe pjesë e sulmit ndërsa treneri i jep shumë liri në fushë për të bërë gjëra që ai di.
Ai po stërvitet nën urdhërat e trenerit Ibraim Luma që i ka dhënë skuadrës një mentalitet loje plot pasime të shumta .
Drini ka potencial të madh të jetë një ditë pjesë e skuadrës së zemrës dhe ai po punon fortë për të arritur këtë qëllim .Tetovasot