Arian Isaku siguria e mbrojtjes te Shkëndija

I fortë në duele dhe i saktë në pasime.Është një mur i pakalueshëm në mbrojtje që mban peshën e skuadrës që ka më pak gola të pranuar.Ai ka një fizik të shkëlqyer që i përshtatet rolit dhe është shumë luftarak në zonën e fundit që është edhe më e vështira sepse çdo gjë mvaret aty.Ky është Arian Isaku qendërmbrojtësi i shkëlqyer i Shkëndijës që këtë vit po bën një super sezon me grupmoshat.
Ai është pjesë e një skuadre që Shkëndija si klub shpreson shumë pikërisht tek gjenerata e vitit 2011 .Ata luajnë një lojë tepër të mirë ,me shumë pasime dhe kanë edhe përvojën sepse kanë qenë në turne të mëdhenj ndërkombëtarë duke marrë çmimin e parë në Shqipëri,janë kampion absolut në vend ku kanë zhvilluar edhe turne në kryeqendër duke marrë vendin e parë por edhe në turne të tjerë ku kanë qenë edhe me skuadra të njohura nga Ballkani.Një nga turnetë që ka qenë më impresionues është edhe ai që u mbajt më Kroaci me skuadra të njohura si Dinamo Zagreb,Hajduku dhe nga vende tjera të Europës.
Ariani është pjesë e kësaj gjenerate të artë ku kanë punuar shumë trenerë përfshirë Zeni Arifin,Fatih Huseini, Husein Kadriu që është edhe koordinatori i skuadrës dhe tani së fundmi Ibraim Luma që po bën një sezon shumë të mirë.

Ëndrra e Arianit është që një ditë të jetë pjesë e skuadrës së parë të Shkëndijës. Ai thotë se do punojë fortë për këtë.Tetovasot.