Ballkani ka humbur me rezultat 1-2 kundër FC Astanas në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke bërë kështu një hap prapë në rrugën e tyre për kualifikimet me tutje në Ligën e Konferencës. Hovhannisyan (7’) dhe Beysebekov (23’) shënuan për mysafirët. Golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Edwin Kuç (8’)
Ballkani ka bërë njërën prej ndeshjeve më të dobëta në grupe në Ligën e Konferencës, kundër një skuadre të dobët për të humbur tri pikë shumë të vlefshme në rrugën e tyre për të kaluar në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare.
FC Astana e filloi shumë më mirë ndeshjen ku që në minutën e shtatë do të shënonte golin e parë në këtë ndeshje.
Ebong bëri një krosim të mirë ku në zonë u gjend më së miri Hovhannisyan që shënoi për rezultat 0-1 në minutën e shtatë të ndeshjes.
Ballkani reagoi shpejt me një kundërsulm , për ta barazuar rezultatin në minutën e tetë.
Almir Kryeziu kaloi mirë nga krahu i majtë i fushës ku krosoi për Edëin Kuq që shënoi për ta barazuar rezultatin.
Por, Astana filloi prapë të luante më mirë, e posedonte topin më shumë se kampionët kosovar dhe arriti që të vije përsëri të goli i epërsisë.
Dosmagambetov ekzekutoi bukur një goditje nga këndi e ku mbrojtja e Ballkanit reagoi si në gjymë. Me kokë më së miri u shkëput Beysebekov që shënoi me kokë golin e dytë për Astanën në minutën e 23-të, gol që doli të jetë i fitores dhe skuadra kazake të kthehet në shtëpi më tre pikë.
Gjatë pjesës së dytë, Ballkani shpërdoroi një mori mundësish për gol, sidomos Berisha sulmuesi që dështoi për të shënuar disa herë gola nga afërsia.
Me këtë humbje, Ballkani ia ka komplikuar shumë vetes punët për kualifikim më tutje, derisa vazhdon të jetë në vendin e tretë me 3 pikë të tubuara aq sa ka edhe Dinamo Zagreb që është në vendin e dytë dhe Astana në vendin e fundit.
Ndeshja e radhës e Ballkanit do të jetë si mysafirë i Astanës dhe do të zhvillohet në muajin nëntor, konkretisht pas dy jave, kurse Dinamo Zagreb do të luan sot kundër Viktoria Plzen në shtëpi të cilët kanë gjashtë pikë dhe janë në vendin e parë.