Dje në orët e mbrëmjes në stadiumin e Çairit, në dhomën ku futbollistët e FC SHKUPIT e shfrytëzojnë për të bërë pushimin para dhe pas stërvitjeve, është thyer dera dhe është vjedhur televizioni dhe projektori, informojnë në faqen zyrtare të FC Shkupit.
“Pyesim se cilët shpirtligë e kanë bërë këtë akt vandal. Ne nuk po arrijmë të kuptojmë se si njerëzit mund të jenë kaq të poshtër, të pandershëm dhe te pa fytyrë. Me të vërtetë nuk mundemi ta kuptojmë. Ata të cilët e kanë bërë këtë akt, janë turpi i Çairit dhe janë të pandershëm. Ndëshkimin për ta së pari ia lëmë Zotit, pastaj policisë dhe më pas banorëve të Çairit. Edhe një herë shpresojmë se këta njerëz do të gjenden dhe banorët e Çairit do t’i pështyjnë në fytyrë këta njerëz të paturpshëm. Zoti i mallkoftë. Jemi të sigurt se shteti dhe policia do të bëjnë atë që duhet dhe do t’i gjejë këta persona. TURP”, shkruhet mes të tjerash në kumtesë. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0eDEcMNGBhxeKNVciKbFsZaZNKNmX8a3Uk8nVg87A7XMBfGWSvKPUMjNHuMJji5ZMl&id=100063544063349&mibextid=Nif5oz