Gjykata e Lartë në Spanjë konfirmoi lirimin e Çabi Alonsos nga akuzat për mashtrim tatimor. Ai ishte akuzuar për mashtrim tatimor pasi të drejtat e tij të imazhit si lojtar i Realit Madridit iu transferuan një kompanie me qendër jashtë Spanjës, më konkretisht në ishullin Madeira, por vendimi i gjykatës tashmë konfirmoi se nuk u krye asnjë krim ndaj financave të shtetit spanjoll.
Në diskutim ishte një kontratë e nënshkruar më 1 gusht 2009, në të cilën ish-mesfushori transferoi të drejtat e imazhit tek ajo kompani me qendër në Madeira.
Çabi Alonso u akuzua se kishte simuluar një biznes, strategjia e të cilit i shërbente qëllimit të mashtrimit të thesarit publik spanjoll dhe parandalimit të taksimit të saktë të të ardhurave që lindin nga të drejtat e imazhit.