Dortmundi ka prodhuar njërën nga befasitë më të mëdha të kësaj xhiroje në Ligën e Kampionëve.
Ekipi gjerman e ka mposhtur minimalisht 0:1 në udhëtim Newcastle Unitedin në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Një gol i Nmecha në minutën e 45-të e vulosi ndeshjen dhe i dha tri pikë tejet të rëndësishme verdhezinjve.
Në pjesën e dytë, Newcastle tentoi deri në fund dhe pati mundësi të arta shënimi, por assesi topi nuk deshi të hynte në portë.
Me këtë fitore, tani Dortmund ka katër pikë dhe gjendet në vendin e dytë, aq sa ka edhe Newcastle një pozitë më poshtë.
Grupit F i prin PSG me gjashtë pikë, kurse i fundit është Milani me dy pikë gjithsej.