PAMJE TË RËNDA! “Çmendet” rezervisti i ushtrisë amerikane, masakër në Maine, 22 të vdekur, rreth 60 të plagosur. Ende i lirë (VIDEO)
Të paktën 22 persona kanë vdekur si pasojë e sulmi me armë në Lewiston, Maine, ku u regjistruan tre të shtëna gjatë natës.
Nga 50 deri në 60 persona u plagosën. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë.
Forcat e policisë kanë publikuar fotografitë e të dyshuarit, ndërsa ka dhënë detaje edhe se si agresori është veshur.
Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për një rezervist 40-vjeçar i quajtur Robert Card.
Burri, i armatosur me një pushkë lufte të tipit Ar-15, mbërriti në vendngjarje me makinën e tij dhe shënjestroi klientët e disa klubeve, duke përfshirë një ambient ku luhet bowling dhe një restorant.