Barcelona ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Shakhtar Donetsk, në kuadër të javës së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Vendasit morën administrimin e ndeshjes qysh në fillim, ndërsa goli erdhi në minutën e 28-të të ndeshjes, kur Ferran Torres realizoi, ndërsa paraprakisht Fermin Lopez e kishte goditur shtyllën.
E pikërisht Fermin Lopez realizoi tetë minuta më pas një gol fantastik për 2:0.
Në pjesën e dytë, Shakhtari tregoi dhëmbët dhe mori iniciativën, teksa realizoi për të ngushtuar epërsinë nëpërmjet Sudakov.
Shakhtari i pati edhe disa raste të tjera shënimi, me Barcelonën që e rrezikoi deri në fund të ndeshjes fitoren e sigurtë.
Kësisoj, Barcelona tani është e para në tabelë me nëntë pikë, kurse Shakhtar Donetsk mbetet i treti me tri pikë gjithsej.