Leard Salihi magjistari i sulmit i gjeneratës 2011 te Shkëndija

Që kur gjenerata 2011 ndeshej me Dardanët ku ai nisi karrierën e tij si futbollist ,shihej talenti i rrallë e Leart Salihit që shumë e thërrasin Leo.Më pas ai erdhi tek Shkëndija dhe me pjesën tjetër të skuadrës, janë ligji vetë shkruan Tetovasot.
Ata janë super skuadër që e kanë dëshmuar tashmë si kampionë në vend por edhe në turne ndërkombëtarë .
Leardi është një magjistar me topin dhe një sulmues anësorë që shënon por edhe është një organizatorë i shumë sulmeve.
E majta e tij është arma kryesore.Ai këtë vit ishte edhe në një turne ndërkombëtarë në Danimarkë duke dërguar skuadrën e ES deri në finalen e këtij turneu prestigjioz .
Këtë sezon me Shkëndijën 2011 ai po bën bashkë me njërën ndër skuadrat më të forta që ka klubi,një sezon të shkëlqyer duke qenë lider i tabelës.

Leo gjithashtu ka një ëndërr për futbollin dhe dëshiron që këtë punë të nisur ta çojë deri në fund.Ai ka një potencial të madh si futbollist sulmues.Tetovasot.