Cristiano Ronaldo i pandalshëm, udhëheq Al-Nassr në fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve të Azisë

Al-Nassr ka regjistruar fitoren e tretë rresht në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Skuadra e drejtuar nga Luis Castro triumfoi sonte ndaj skuadrës nga Katari, Al-Duhail.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Al-Awwal Park” përfundoi me rezultatin 4:3.
Cristiano Ronaldo shkëlqeu sërish, për të udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores.

Ylli portugez realizoi dy gola të bukur (61’, 81’), teksa ishte edhe asistues te goli i shënuar nga Anderson Talisca (25’).

Goli tjetër u shënua nga Sadio Mane (56’).

Al-Nassr udhëheq në Grupin E me 9 pikë.