Është një magjistar me topin.E kontrollon atë si askush tjetër dhe është prej të tillëve futbollist që luan shumë mirë me të dy këmbët . Nuk dorëzohet kurrë duke kërkuar me ngulm fitoren shkruan Tetovasot.
Ai është mesfushor para sulmuesve ndërsa shpesh bën edhe rolin e sulmuesit kryesorë duke dhënë jo vetëm asistime por edhe duke shënuar siç bëri këtë fundjavë kundër Rabotniçkit në Shkup duke dhënë dy gola .
Ky është Emir Rustemi i gjeneratës 2010 që ka betonuar pozicionin e tij në ekipin e parë dhe po shpërfaq lojëra shumë të mira nën drejtimin e Gajur Rexhepit që e ka transformuar këtë skuadër të Shkëndijës gjenerata 2010.
Rezultatet e deritanishme e dëshmojnë këtë ndërsa më e mira e kësaj gjenerate pritet të vijë së shpejti.
Emiri e do futbollin dhe është prej atyre që ka edhe talentin që i ka dhënë Zoti dhe e gjitha kjo shihet tashmë .Ai ka një potencial të madh të bëhet një emër i madh i futbollit .Emiri thotë se do punojë pareshtur që këtë ëndërr ta realizojë.Tetovasot