Numri i palestinezëve të vrarë nga bombardimet izraelite që vazhdojnë në ditën e 18-të në Rripin e bllokuar të Gazës ka shkuar në 5.791, një rritje prej 704 persona në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza informoi rreth numrit të viktimave në sulmet izraelite. Nga ministria njoftuan se numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 5.791, përfshirë 2.360 fëmijë dhe 1.292 gra, ndërsa numri i të plagosurve në 16.297.