Këtë vit luan më i avancuar në sulm ,një rol që e bën për mrekulli ndonëse ai mund të përshtatet shumë mirë edhe në mesfushë shkruan Tetovasot.Ka shënuar thuajse në çdo ndeshje edhe këtë sezon, që e bën ndër golashënuesit kryesorë te gjenerata 2011 e Shkëndijës.Ky është Dior Alili që ka një talent të padiskutueshëm në futboll ndonëse vetëm 12 vjeç.
Ai ka një kontrollë të shkëlqyer të topit dhe i saktë para portës .Bën pjesë në gjeneratën më të mirë që është kampion absolut në gjithë vitet e garimit.Edhe këtë sezon gjenerata 2011 e Shkëndijës ku bën pjesë si titullar edhe Diori ,vazhdon ti prijë tabelës me rezultate dhe lojë të shkëlqyer .Skuadra drejtohet nga treneri i njohur Ibraim Luma që ka bërë një ekip shumë kualitativ me lojë e pasime të shumta .
Diori ka gjithashtu ëndrrën e madhe që një ditë të luajë për skuadrën e parë të klubit të zemrës.Futbolli ka shumë sakrificë por ai punon pandërprerë për të realizuar qëllimet e tij .Tetovasot.