Për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, gjykimi i ish sekretarit të qeverisë Muhamed Zekirit filloi nga e para, pasi që është rikualifikuar akuza për “Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare”. Gjykata Penale e Shkupit miratoi vendimin me të cilin Zekiri i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të lirohet nga paraburgimi dhe në vend të kësaj atij i janë caktuar masa të kujdesit gjegjësisht: ai u urdhërua të paraqitet në gjykatë një herë në javë, ndalesë të lëshimit të vendbanimit dhe mbajtje të pasaportës. Zekiri paraprakisht ndiqej sipas paragrafit 5 të këtij nenit i cili parashikonte dënim me burg prej minimum 5 vitesh burg, ndërkaq ky paragraf është fshirë dhe tani do të ndiqet sipas nenit 4, i cili parashikon dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.
Prokuroria dhe mbrojtja tha se qëndrojnë në listën e provave të njëjta, si për akuzën paraprake.
“Për të akuzuarin, në rastin konkret ka ndryshime në dispozitivin e akuzës duke e pasur parasysh faktin që do të ndryshohet kualifikimi juridik që do t’i ngarkohet të njëjtit në varësi prej nenit 32 nga ndryshimet e Kodit Penal”, tha prokurorja e lëndës Katerina Kollareviq, shkruan Portalb.mk
Pas fillimit, të gjykimit nga e para, Zekiri deklaroi para gjykatëses se e kupton akuzën, por nuk ndihet fajtor. Ndryshe, ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Prokuroria: Obduksion trupit të punëtorit që humbi jetën në kantierin e ndërtimit në “Kisella Vodë”
- Dënohen me burgim të përjetshëm dy të akuzuarit e rastit “Banjska”
- Dimitrieska-Koçoska: Përkrahja e grave lidere është investim në ekonomi dhe shoqëri të fuqishme
- Java Evropiane e Imunizimit – mbrojmë brezat, vaksinat funksionojnë
- MMPT: Saubermarcher rrit çmimet për 30% të shërbimeve!
- VLEN: Mirë se erdhët në realitetin e Korridorit 8
- Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës policie
- Norvegjia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç
- Rokas: BE-ja do të bëjë gjithçka që mundet që Struga dhe Ohri ta ruajnë statusin në UNESCO
- Ruskoska: Akuzat për rastin „Pulsi“ janë të dështuara – një ministër nga viti 2012 nuk mund të mbajë përgjegjësi