Tetovasot vazhdon ti prezantojë talentët e shumtë që ka Shkëndija që një ditë pretendojnë të bëhen pjesë e skuadrës së parë dhe jo vetëm.
Këtu nuk mungon edhe gjenerata 2011 që gati pesë sezone nuk njeh humbje .
Dhe në këtë gjeneratë nuk mungon edhe Dritan Shabani.Ai është një mbrojtës i djathtë shumë inteligjent .Ka një teknikë të mirë dhe sakrifikon gjithçka për skuadrën.Shpesh ai avancon edhe në pjesën përpara për të ndihmuar organizimet në sulm.
Ai është një futbollist shumë luftarak me një të ardhme të ndritshme te Shkëndija.Dritani thotë se do punojë pandërprerë për të realizuar ëndrrën e tij që të bëhet një futbollist i madh një ditë.
Këtë sezon gjenerata ku ai luan është bindshëm e para në kampionat ,një skuadër që drejtohet nga Ibrahim Luma.Tetovasot