Sulmuesi Erdit Idrizi që po shkëlqen te gjenerata 2010 e Shkëndijës

Erdit Idrizi i ka të gjitha kualitetet të bëhet një sulmues klasi tek Shkëndija.Me vetëm 13 vjeç ai tashmë po i shpërfaq njohuritë që ka për futbollin.Shquhet për shpejtësinë e tij dhe një kontrollë të jashtëzakonshëm me topin shkruan Tetovasot.
Ai është një sulmues krahu i djathtë ,me depërtime të shpejta në zonë .Është një shënues goli si rrallë tjetër dhe ajo që do mbetet gjatë për tu kujtuar është fakti se ai do të mbetet i pari që shënoi në këtë kategori garash ku bën pjesë gjenerata 2010 e Shkëndijës .Ai shënoi golin e barazimit kundër Grozdanovskit që më pas të rezultojë edhe me fitoren në këtë përballje të parë në ligën regjionale ku bëjnë pjesë edhe skuadrat e njohura të kryeqendrës si Rabotniçki,Makedonija Gjorçe Petrov etj.Goli i Erditit ishte një perlë gjithësesi.

Që nga ardhja e Gajur Rexhepit në këtë gjeneratë gjërat po përmirësohen çdo ditë dhe Shkëndija tashmë ka një skuadër favorite për kampionat ,të paktën deri tani ata nuk kanë akoma humbje.Tetovasot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo