Vila e ish-diktatorit shndërrohet në rezidencë artistësh, Rama: Mishëronte të keqen dhe errësirën

Vila 31, vila e ish-diktatorit hapet për artin në një inaugurim me prezencën e veçantë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Vila në të cilën ka jetuar Enver Hoxha, u shndërrua në një rezidencë artistësh në një bashkëpunim me fondacionin francez “Art Explora”.

Dikur kjo shtëpi ishte tepër luksoze për kohën e saj, me një bibliotekë të jashtëzakonshme librash, përfshirë edhe autorë francezë, që shpërndaheshin në të zezë. Sot kjo vilë vizitohet si kuriozitet turistik, ku askush nuk do donte të jetonte por do donin vetëm ta vizitonin.

“Kjo vilë nuk do të quhet më vila e Enverit apo Vila e diktatorit, por Vila e Artit”, thuhet në prezantim.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri shqiptari, Edi Rama, shprehet se gjatë gjithë rinisë së tij, kjo vilë mishëronte të keqen dhe errësirën me një kosto të madhe. Rama tregon se me këtë vilë duhet të bënte diçka që ishte e urryeshme për Enver Hoxhën, shprehjen e lirë të artistëve dhe krijuesve, ku në atë kohë ata ishin ushtarët e partisë dhe arti i tyre një armë në duart e partisë.

“Ne në Shqipëri kemi një fjalë që thotë nëse bie shi, ka gjëra të mira, është shenjë e mirë dhe kur ndodh një vizitë, nëse miku vjen me diell, ne themi kjo do na ngrohë zemrat, por nëse mysafiri vjen në shi, themi kjo do na mbush shtëpinë, presidenti ka ardhur për të na ngrohur zemrën e ndodhet për të na mbushur shtëpinë. Dua ta falënderoj për dashurinë dhe angazhimin ndaj Shqipërisë. Kemi përjetuar për shumë vite në një dilemë shumë të fortë, për sa i përket të ardhmes së piramidës, së kësaj shtëpie që gjatë gjithë rinisë sonë mishëronte të keqen, mishëronte errësirën, të kaluarën që donte të ishte e ardhmja jonë, me kosto të pabesueshme”.

“Shumica e njerëzve donin të fshinin gjithçka, pati projekt për ta shkatërruar piramidën dhe për ta shndërruar në një ndërtesë moderne, pati ide të ndryshme për këtë shtëpi për ta shndërruar në një ndërtesë burokracie demokratike, unë kam qenë gjithmonë kundër dhe të njëjtën kohë isha i detyruar nga sfidat që duke përdor këto vende, duhet të mishëronin shpresën e të ardhmen, dhe si mund të bëhet kjo duke mos larguar fantazmat nga muret? Si përfundim në këto vende duhet bërë gjithçka që urrente pronari i mëparshëm e çdo gjë që donte të largonte. Një nga gjërat më të urryera, më të urrejtshme të diktaturës dhe Enver Hoxhës ishte shprehja e lirë, të artistëve dhe krijuesve, artistët ishin ushtarë të partisë dhe arti është një armë në duart e partisë. Si përfundim e vendosëm këtë dhe filluam të bënim hapat ë vegjël duke hapur dyert për krijues të rinj shqiptarë, regjisor, por nuk arrinim të largonin fantazmën në hije. Ishin momente aktivitetesh, fantazma ishte atje”, shprehet Rama.