Ka vetëm 13 vjet dhe roli i tij në fushë është qendër sulmues.Ai është i fuqishëm ,dhe kjo i jep mundësinë që këtë rol t’a luajë për mrekulli tek gjenerata 2010 e Shkëndijës që këtë vit garon me ekipet elitare në Maqedoninë e Veriut shkruan Tetovasot.Ky është Ajet Rexhepi një golashënues i lindur që posedon poashtu edhe një teknikë të mirë.
Ai në fakt këtë e dëshmoi që në ndeshjen e parë në përballjen me skuadrën e Grozdanovskit duke shënuar dy gola në përmbysjen e madhe në një ndeshje të parë në këtë kategori garash plot emocione .Ai e do klubin Shkëndija dhe aty është që s’i fëmijë kur bëri hapat e parë.
Në përballjen e fundit me Makedonija Gjorçe Petrov ai bëri asistin e golit të barazimit që e shënoi Fisnik Amiti ,një supergol .
Ajet Rexhepi thotë se do të punojë shumë për të përmbushur ëndrrën e tij që një ditë të jetë pjesë e ekipit të parë dhe jo vetëm.
Ai ka ecur shumë mirë këtë vit nën drejtimin e trenerit Gajur Rexhepi që ka bërë një super skuadër.
Gjenerata e Ajet Rexhepit poashtu ka patur edhe trenerë tjerë si Ejup Sulejmani,Ibraim Luma,Fatih Huseini dhe secili ka bërë për mrekulli punën e tyre .