Holanda shënon fitore të rëndësishme ndaj Greqisë, vendos goli i Van Dijk

Holanda ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Ronald Koeman ia rrëmbyen grekëve edhe pozitën e dytë në Grupin B, duke bërë kështu një hap drejt kualifikimit për në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “OPAP Arena” përfundoi me rezultatin minimal 0:1.
Fitoren “Tulipanëve” ia siguroi Virgil van Dijk, i cili shënoi nga penalltia në minutën e tretë shtesë (90+3’).

Vlen të theksohet se Wout Weghorst i kombëtares holandeze shpërdoroi një penallti, në minutën e 28-të.

Holanda pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe tani është e dyta në grup. Greqia gjithashtu ka pikë të njëjta, por tani është e treta.

Gjithsesi, holandezët janë më afër kualifikimit pasi kanë një ndeshje më pak se grekët.