Kovaçevski – Reno-Baso: Mbështetja nga BERZH-i është jashtëzakonisht e rëndësishme për realizimin e prioriteteve strategjike të vendit
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq ka takuar sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit u takuan me kryetaren e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso.
Në takim u theksua mbështetja e dhënë nga BERZH-i për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, veçanërisht në kohë krize energjetike. U diskutua edhe për mbështetjen që BERZH-i jep në realizimin e projekteve infrastrukturore nga Korridori 8, si dhe në ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Në takim, bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia e Veriut është lider në rajon në investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe mbështetje për Tranzicionin e Gjelbër.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut vlerëson mbështetjen e BERZH-it për marrjen e më shumë granteve për realizimin e projekteve në infrastrukturën hekurudhore.