Spektakël i Shkëndijës U-19 me Partizanin e Tiranës U-19, edhe në këtë gjeneratë shënon Hisar Ali

Shkëndija e Tetovës ,gjenerata U-19 e drejtuar nga ish futbollisti i njohur i Shkëndijës dhe tani trener i klubit të këtyre grupmoshave Bekim Osmani ka zhvilluar një përballje me skuadrën e njohur nga Shqipëria,Partizanin U-19 informon Tetovasot.

I pranishëm atje ka qenë edhe drejtori e Akademisë së Klubit dhe ish kapiteni i Shkëndijës Erhan Selimi i cili është mirëpritur nga ish futbollisti i mirënjohur dhe tani drejtor i Akademisë së Partizanit ,Genci Tomori .

Kjo përballje midis Shkëndijës dhe Partizanit ka përfunduar me rezultat 2:1 për vendasit me përmbysje.

E veçanta e kësaj përballjeje është ftesa e diamantit të Shkëndijës Hisar Ali ndonëse vetëm 16 vjeç arriti jo vetëm të luajë por si zakonisht edhe të shënojë golin për kuqezinjtë.

Kjo ka qenë ftesa e parë me këtë gjeneratë për Hisarin nga treneri Bekim Osmani që po bën një punë të shkëlqyer te kjo gjeneratë. Tetovasot