Italia shënon fitore të rëndësishme ndaj Maltës

Italia ka regjistruar fitoren e dytë rresht dhe të tretën në kualifikimet e Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Luciani Spallettit triumfuan sonte ndaj Maltës, në ndeshjen e xhiros së pestë në Grupin C.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “San Nicola” përfundoi me rezultatin 4:0.

Giacomo Bonaventura (23′), Domenico Berardi (45+1′, 64′) dhe Davide Frattesi (90+3′) shënuan për fitoren e “Azzurrëve”.
Italia pas kësaj fitore ka 10 pikë dhe renditet e dyta në grup, me tri pikë më pak se Anglia lidere, dhe me pikë të njëjta me Ukrainën, që mban pozitën e tretë.

Malta është në pozitën e fundit (5) dhe pa pikë.