Vajza e Enit dhe Gencit festoi ditëlindjen, nuk mungoi as djali i tij

Genc Prevlukaj ka bërë një postim shumë të ndjerë me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij me këngëtaren Eni Koçi.

Ai ka postuar disa foto nga festa që organizuan për vogëlushen, ku shihet edhe djali i tij nga martesa e parë.

“Kur malet thahen ne vjeshte, ne jeten time erdhi nje lule e bukur qe ma ngrohe shpirtin cdo dite. E dua zerin e saj, eren dhe sherret e vogla qe i ben neper shtepi. Kur ajo qesh me ze une mbushem jete.

Shpesh zihem me Enin kush do rrije me te, kush do ti jape ushqim dhe kush do ta veje ne gjume. Sepse dua ta mbaj mend cdo minut te rritjes se saj. Eshte hena ime qe me jep drite, motiv per cdo sfide, thjesht nje enderr qe e jetoj cdo dite.

Adea, nuk e di sa vite do te rrugetojme bashke, por per aq sa jetoj une do te dua cmendurisht. Te kam jete e drite dhe uroj te behesh 100 vjeç! Je dashuria ime, e mamit, e vellait dhe e gjithe familjes”,shkruan ai.