Maqedonia e Veriut është edhe më larg kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Ukraina arriti të fitonte 2:0 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke e rrëmbyer përkohësisht pozitën e dytë në tabelë.
Sudakov kaloi ukrainasit në epërsi në minutën e 30-të të ndeshjes.
Dhe gjersa Maqedonia e Veriut tentonte golin e barazimit, krejt në fund Karavev realizoi për 2:0 dhe vulosi fitoren e Ukrainës.
Kjo fitore e dërgon Kombëtaren e Ukrainës në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, tri më shumë se Italia që ndodhet e treta, por që ka dy ndeshje më pak të luajtura.
Në anën tjetër, Maqedonia mbetet me shtatë pikë, por tani gjasat për kualifikim zbehen pothuajse tërësisht.