Portugalia siguron një vend në “Euro 2024”, Ronaldo shkëlqen në fitoren ndaj Sllovakisë

Portugalia ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi për të siguruar edhe matematikisht një vend në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të udhëhequrit e Roberto Martinez triumfuan sonte ndaj Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë në Grupin J.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Portos përfundoi me rezultatin 3:2.
Cristiano Ronaldo (29′, 72′) shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola. 38-vjeçarin golin e parë e shënoi nga penalltia.

Gonçalo Ramos (9′) ishte autor i golit tjetër në fitoren e portugezëve.

Për sllovakët shënuan David Hancko (69′) dhe Stanislav Lobotka (80′).

Portugalia pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe kryeson në grup me tetë pikë më shumë se Sllovakia. Deri në mbyllje të këtij cikli kualifikues do të zhvillohen edhe tri xhiro në Grupin J.

Portugalia i ikën dhjetë pikë vendit të tretë, që nënkupton se ka siguruar kualifikimin në “Euro 2024”. Kombëtares portugez i duhet vetëm edhe një pikë që të sigurojë matematikisht edhe vendin e parë në grup.