Me këngën “Mora Fjalë” e me plisa në kokë, kjo ishte festa e futbollistëve të Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Republikës Çeke dhe tani me një këmbë është në Kampionatin Evropianin e dytë në histori.

Kombëtarja shqiptare shkëlqeu në të gjitha aspektet dhe në fund me meritë mori një fitore të pastër. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” u mbyll me rezultatin 3:0.

Jasir Asani (9’) dhe Taulant Seferi (51’, 73’) shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar një video nga festa e futbollistëve pas ndeshjes, bashkë me tifozët, teksa në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë”.

Futbollistët gjithashtu kishin plisat në kokat e tyre.

“3-0! Fitorja më e bukur! Faleminderit çuna!”, shkroi faqja e FSHF-së krahas kësaj videoje.

VIDEO