Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Republikës Çeke dhe tani me një këmbë është në Kampionatin Evropianin e dytë në histori.
Kombëtarja shqiptare shkëlqeu në të gjitha aspektet dhe në fund me meritë mori një fitore të pastër. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” u mbyll me rezultatin 3:0.
Jasir Asani (9’) dhe Taulant Seferi (51’, 73’) shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”.
Faqja zyrtare e UEFA-s ka bërë një postim të veçantë për Asanin, i cili edhe sonte shënoi një gol tejet të bukur.
“Jasir Asani shënon vetëm ‘golazo’”, thuhet në postimin e UEFA-s.