Hamas: Po largoheshin nga Gaza, 70 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë në sulmin ajror izraelit

IZRAEL- Zyra e shtypit e Hamasit thotë se 70 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë në sulmin ajror izraelit mbi autokolonat që po largoheshin nga qyteti i Gazës, shkruajnë mediat e huaja.

Kujtojmë se ushtria izraelite urdhëroi banorët të evakuonin qytetin herët të premten përpara një pushtimi të pritshëm tokësor.

Vlerësohet të jenë rreth 1.1 milion njerëz në pjesën veriore që duhet të largohen.