Nder i veçantë të realizoja një takim në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve, me zyrtarë të lartë të kryesuar nga Zëvendës Ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshilltari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, z. Bruce C. Swartz informon Tetovasot.
Fillimisht shpreha faleminderimin për kontributin dhe investimet ndër vite të SHBA-ve për sistemin e drejtësisë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. Diskutuam për reformat në drejtësi, strategjinë 2023-2027, ndryshimet kushtetuese dhe rëndësinë e tyre për të ardhmen euro-atlantike të vendit, Kodin e ri Penal, Afatin e zgjedhjes së prokurorit republikan, Sistemin për shpërndarjen e lëndëve në Gjyqësor – AKMIS.
Nikoqirët i njoftova edhe për sistemin dhe gjendjen e burgjeve të vendit, si dhe propozim ligjin për amnesti.
Bashkëpunimi bilateral me SHBA duhet të vazhdojë dhe të thellohet, pasi për RMV-në ky bashkëpunim ka pasur dhe vazhdon të ketë rëndësi jetike për të ardhmen e qytetarëve.