Forcat e ushtrisë izraelite kanë hyrë tashmë në Gaza nga toka me trupa ushtarake dhe mjete të rënda për kryerjen e atyre që i quajnë “bastisje të kontrolluara”.
Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të ushtrisë izraelite për televizionin amerikan “Fox News”.
Ata thanë se qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është eliminimi i terroristëve të Hamasit si dhe mbledhja e informacionit për pengjet që ndodhen në brendësi të Rripit të Gazës.
Ky nuk mund të konsiderohet ende si një pushtim tërësor i Gazës, për çka ushtria izraelite duket se është duke u përgatitur, megjithatë është hera e parë që trupat izraelite hyjnë në Gaza prej sulmit brutal të së shtunës.
Rreth 360 mijë ushtarakë dhe rezervistë janë grumbulluar në kufirin me Gazën në pritje për të nisur ofensivën e madhe, teksa banorët palestinezë janë njoftuar të evakuohen menjëherë brenda orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.