Blinken takohet me Abbasin: Koordinim me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas për të diskutuar për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

Blinken potencoi se është koordinuar me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit, transmeton Klankosova.tv.

“Pata rastin të takohem me Presidentin e Autoritetit Palestinez Abbas për të diskutuar mbi sulmet e neveritshme terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Kam detajuar përpjekjet e SHBA-së për t’u koordinuar me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”, shkroi Blinken në platformën X.