Cila do të jetë koreografia e “Tifozave Kuq e Zi” sonte?

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte një prej ndeshjeve më të rëndësishme, ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 20:45.

Sipas “Sport Ekspres”, “Tifozat Kuq e Zi” kanë gati për sonte një tjetër koreografi të veçantë që do ta shpalosin në këtë ndeshje.
Këtë herë personazhi kryesor do të jetë “hajduti” Lupin. Së bashku me të do të jetë edhe kutia e “Euro 2024” me Kupën.

Kuptimi dhe domethënia e saj do të jetë se Shqipëria sot ka çelësat për të hapur kutinë dhe për të marrë biletën që do ta dërgojë “zyrtarisht” në Evropian.