11 tetor 2023– Ka nisur të bëhet traditë që çdo vit më datë 11 tetor, në ditën ku ka ndërruar jetë legjenda e e KF Bashkimit, Kumanovës dhe më gjerë, Ridvan Ymeri-Riki, të organizohet turneu i veteranëve të futbollit në nderim të tij, shkruan Open-TV.
Edhe dje në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë ishin mbledhur ishfutbollistë të Bashkimit të gjeneratave të ndryshme që ndër vite kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin kumanovar dhe vendor.
Veteranët e Bashkimit dje luajtën mes vete, e ku rezultati ishte në planë të dytë (pwrfundoi 3-2 për ekipin e udhëhequr nga Dragan Trenovski prej Shkupit).
Veteranët u përpoqën që të japin më të mirën e tyre në fushën e gjelbër, duke dhuruar në disa raste edhe emocione tek të pranishmit me veprimet e tyre.
Në këtë ndeshje përkujtimore morën pjesë: Rexhep Ajeti, Adnan Iljazi, Ismet Zeqiri, Afrim Latifi, Vujadin Stanojkovic, Nuredin Fetahu, Erkan Jusuf, Dragan Stojanovski, Taxhedin Nuredini, Goran Georgioevski, Muamer Rustemi, Dragan Ristevski, Nejazi Sulejmani, Ajdin Bekirovski, Erkan Osmani, Goran Boshevski, Dragan Trenovski, Boban Jancevski, Jeton Qerimi, Dragan Dimkovski dhe Xhelal Ademi.
Në fund organizatorët ndanë dy kupa për ekipet pjesëmarrëse, të cilat i ndau Florim Ymeri për ekipin e udhëhequr nga Dragan Trenevski dhe Rexhep Ajeti për Erkan Jusuf, të ekipit tjetër.
Pas përfundimit të ndeshjes ishte organizuar një darkë e përbashkët. (Opem-TV)