Trajneri i Çekisë veçon dy futbollistë të Shqipërisë

Trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy, deklaroi në konferencën për shtyp nga “Air Albania” në prag të ndeshjes me Shqipërinë, e vlefshme për EURO 2024, se e ka skuadrën e plotë, ndërsa shtoi se në këtë sfidë vijnë për fitoren dhe tri pikët.

Tutje, ai përmendi Armando Brojën dhe Mirlind Dakun si dy lojtarë të rrezikshëm për portën e ekipit të tij.

“Jemi të përgatitur dhe të motivuar për fitore. Ne do të luajmë në një mënyrë që të dalim fitues. Shqipërisë iu ka shtuar edhe Broja. Daku ishte vendimtar kundër Polonisë. Nuk duhet t’i lëmë ata të vijnë afër portës. Atmosfera në stadium do të jetë e zjarrtë por lojtarët tanë janë të përgatitur, ata luajnë çdo javë në atmosferë të tillë”, tha Silhavy.
Kujtojmë se ndeshja Shqipëri-Republika Çeke zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.