Janë bërë gati dy muaj që kur Fero njoftoi se po largohet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame dhe familjes.
Ky vendim i papritur i ish-reperit u bë bujë në rrjet për faktin se tekstet e këngëve të tij kanë qenë me përmbajtje dhe fjalor jo etik.
Ai së fundmi ka zvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij.
Njëri prej tyre ju drejtua: “Dy fjalë për ata që të kanë përqeshur përkushtimit tënd në fe edhe që e ke lënë muzikën”.
“Allahu i udhëzoftë”, ka qenë përgjigja e shkurtër dhe e prerë nga Feronit Shabani.
Pak kohë më parë ish-reperi iu drejtua me një mesazh publik fansave dhe ndjekësve të tij që mos ta dëgjojnë më muzikën e tij, ndërsa së fundmi ndërroi edhe emrin duke u kthyer në ‘Khattab’.