Pa ekip që kur i tha lamtumirë Real Madrid, belgu Eden Hazard sapo ka shpallur zyrtarisht fundin e karrierës së tij. Ylli i futbollit botëror var këpucët pas 16 sezonesh si lojtar profesionist.
“Duhet të dish të dëgjosh veten dhe të thuash mjaft në momentin e duhur. Pas 16 vitesh karrierë dhe më shumë se 700 ndeshje të luajtura, vendosa t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist”.
Në këtë mënyrë, Hazard ka shpallur fundin e karrierës së tij profesionale. Në 623 ndeshje në total me klube, Hazard ka shënuar 167 gola dhe ka asistuar 157 herë.
Kulmin e karrierës së tij e pati me klubin e Chelsea, ku në 352 ndeshje me londinezët, Hazard shënoi 110 gola dhe asistoi 92 herë.