Gjenerata 2010 e Shkëndijës shkëlqen në kampionatin e ri

Dy ndeshje dhe po aq fitore .Kjo është gjenerata 2010 e Shkëndijës që po shpërfaq lojëra të bukura nën drejtimin e trenerit Gajur Rexhepi që e ka transformuar këtë skuadër që kur nisi ta ketë nën komandën e tij informon Tetovasot

Ndeshjen hapëse Shkëndija U 14 e fitoi kundër skuadrës Grozdanovski nga Shkupi,një shkollë e mirë e futbollit .Dy herë në dizavantazh dhe në fund përmbysja e madhe ndodhi në fitoren 4:2 .
Në ndeshjen e dytë në transfertë Shkëndija 2010 arriti të mposht 2:3 skuadrën GFK Kumanovës U14 ndërsa këtë fundjavë ndeshet me skuadrën e Makedonija Gjorçe Petrov.

Gajur Rexhepi ka arritur të bëjë një skuadër shumë kompetitive që pritet ta ketë fjalën kryesore në kampionat me plot talentë të kësaj gjenerate .Tetovasot