Bayerni shfaq siguri ndaj Freiburgut

Bayern Munichu ka shfaqur siguri ndaj Freiburgut, të cilin e mposhti me rezultat 3:0.

Gjiganti bavarez e dominoi kundërshtarin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të Bundesligës për ta regjistruar fitoren e pestë sezonale.

Kingsley Coman i kaloi vendësit në epërsi në minutën e 12-të.

Më pas, Leroy Sane e shtoi epërsinë e mikpritësve në minutën e 25-të.