Arsenali e ka shënuar një fitore të madhe në Premierligën angleze.
“Topçinjtë” e fituan derbin e xhiros së tetë të kampionatit anglez duke e mposhtur Manchester Cityn me rezultat 1:0.
Në një ndeshje me plot ethe dhe emocione, “Gunners” e gjetën golin vetëm në minutat e fundit.
Ishte Gabriel Martinelli, i ndihmuar nga një devijim i topit nga ana e Nathan Ake, ai që i çoi në trans tifozët në “Emirates Stadium”.
Arsenali e mposhti Cityn për herë të parë që nga viti 2015, ndërsa ia shkaktoi edhe humbjen e dytë sezonale.
Ekipi i Mikel Artetas kaloi në krye të tabelës, të cilën e ndan së bashku me Tottenhamin me nga 20 pikë.