Ministria e Kulturës dhe Sporteve e Izraelit ka njoftuar se të gjitha ngjarjet sportive janë anuluar deri në një njoftim të dytë, pas një sulmi të papritur nga Hamasi palestinez në pjesën jugore dhe qendrore të vendit.
Shumë skuadra futbolli, duke përfshirë Maccabi Haifa, Beitar Jerusalem, Hapoel Be’er Sheva, Hapoel Tel Aviv dhe Maccabi Tel Aviv kanë vendosur të lejojnë lojtarët e huaj të largohen nga vendi nëse dëshirojnë, raportojnë mediat izraelite.
Klubi i basketbollit Hapoel Be’er Sheva ka lejuar gjithashtu të huajt të largohen dhe po punon për t’i ndihmuar ata dhe familjet e tyre të evakuohen të sigurt.
Nuk dihet se si do të ndikojë situata e re te klubi i basketbollit Maccabi nga Tel Avivi, i cili është planifikuar të udhëtojë drejt Milanos më 12 tetor për një ndeshje të Euroligës.
Në të gjithë vendin u shpall gatishmëria për luftë dhe filloi një mobilizim në shkallë të gjerë.