Sara Hoxha sqaron njohjen me Ledrin, kur lindën ndjenjat mes tyre

Sara Hoxha, në “S’e Luan Topi”, ka sqaruar njëherë e mirë njohjen me bashkëshortin e saj, Ledri Vula.

Erjona: Për njohjen tënde me Ledrin, disa thonë se bëhet fjalë për një like në Instagram, disa thonë se jeni njohur përmes miqëve të përbashkët. Si ka qenë njohja jote me Ledrin?

Sara: Njohja ime me Ledrin ka qenë krejt rastësisht. E kam thënë disa herë që unë nuk e kam njohur Ledrin dhe njerëzit nuk më besojnë, por në të vërtetë unë nuk e kam njohur Ledrin.

Erjona: Pra, ti nuk e dije që ishte ai këngëtari i famshëm.

Sara: E njihja si emër, por nuk e dija fytyrën e Ledrit. Një shoqa ime donte të shkonte në koncert dhe ne u bëmë si grup dhe shkuam sepse ajo njihte djalin që po organizonte partyn dhe do të kishte mundësinë për të bërë foto. Shkuam ne aty, bëmë foto. Ai, jam e bindur që e ka kuptuar që nuk e njihja kush ishte, sepse më pyeti se cila ishte kënga ime preferuar por unë nuk ja dija këngët. Dmth nuk ja dija me emër. I kisha dëgjuar sa herë që vija në Shqipëri, por nuk i dija emër.

Erjona: A u mërzit ai kur i the që nuk e kishe dëgjuar?

Sara: Jo, unë nuk i thash që se kisha dëgjuar, thjesht nuk i ktheva përgjigje. Ne bëmë foto, të nesërmen foton që bëmë bashkë ja dërgoj Ledrit në Instagram. Sepse Ledri ishte shumë i pashëm.

Erjona: A është kjo foto?

Sara: Jo jo, atë foto nuk do ta shihni kurrë njëherë sepse unë kam qenë në gjendjen time më të keqe. Kam qenë e shumë e shëndosh, kam qenë me të sheshta dhe ishte edhe një party që si kisha dhënë rëndësi edhe në veshje./TCH/